English

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Tiranë 8 janar NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar negativisht për vizitën e kreut të opozitës në zonat e përmbytura ku sipas saj, ai duhet të ishte më parë në ato zona.

"Ai as që nuk denjoi të ndërpriste pushimet e luksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujërave apo dallgëve të detit" tha Mëhilli.

"Sot, Ra,a vizitoi zonat e përmbytura ku në vend të solidaritetit shau dhe fyeu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën "ku ishe ti gjer sot" dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti qeveria dhe jo moti.

Partia Demokratike dënon këtë qëndrim të Zotit Rama dhe i kërkon atij të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe të mos shkojë atje vetëm për t'i sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për t'i ndihmuar dhe se është ajo që ju përmbyti dhe jo moti.

Partia Demokratike sot nuk reagon ndaj këtyre trillimeve të Edvinit mbasi përgjigjen më të merituar ja dhanë sot fshatarët e Trushit tek Ura e Lahajt" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE