Tiranë, 8 Janar NOA - Fondacioni Vodafone Albania i mbështetur nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Fondacioni Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmon dhënien e shumës prej 15,000,000 lekë për t'iu përgjigjur nevojave të njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore shkaktuar prej përmbytjeve në rajonin e Shkodrës.
Në kushtet e situatës emergjente humanitare Fondacioni Vodafone Albania po punon shumë pranë autoriteteve përgjegjëse dhe organizatave humanitare në terren për të identifikuar fushat ku mund të jepet ndihmesë efikase për komunitetet e prekur nga përmbytjet.
Duke komentuar mbi kontributin e ofruar nga Fondacioni Vodafone Albania për këtë situatë, Krenar Loloçi, Drejtor i Bordit të Fondacionit Vodafone Albania tha: "Në vijim të përvojave tona të reagimit ndaj emergjencave, në këto ditë të vështira, Fodacioni Vodafone Albania gjendet pranë njerëzve në nevojë duke reaguar me shpejtësi ndaj kësaj emergjence humanitare dhe duke punuar shumë pranë autoriteteve përgjegjëse qeveritare dhe organizatave humanitare që tashmë në terren.
Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Haris Broumidis, duke shprehur solidarizim ndaj njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore shtoi: "Ne jemi gjithmonë gati të ndihmojmë në çdo moment që ka nevojë për ndihmë".
"Nuk është e rëndësishme masa e dhurimeve sesa kujdesi që tregohet për njerëzit në nevojë. Ne do të vijojmë të jemi në krye të përpjekjeve ndihmuese në rolin tonë të një biznesi të përgjegjshëm", - tha z.Broumidis.