Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 8 janar NOA - Në një kohë kur zonat e përmbytura në Lezhë e Shkodër kanë nisur të zgjerohen, duke bërë që uji të hyjë edhe në qytet, ministri i Energjitikës Dritan Prifti kërkon të qetësojë situatën, duke thënë se më e keqja tashmë ka kaluar.
Sipas tij, bora e rënë në male ka shkrirë dhe nuk pritet të ketë prurje të larta në hidroçentrale. Shkarkimet nga të tre hecet vazhdojnë, por pavarësisht kësaj situate niveli i Fierzës vijon të mbetet në kuotën e 292.5 metrave, me tendencë rritëse 2 cm në orë.
"Sot ndjehem më mirë me menaxhimin e kaskadës nga korporata, tashmë nuk besoj se do të kemi përkeqësim të situatës, pasi prurjet më të mëdha nga malet kanë mbërritur, ndaj unë mendoj se gjendja do të shkojë drejt përmirësimit në ditët në vijim"- tha Prifti. Rënie të nivelit të ujit kanë pësuar edhe liqeni i Komanit e Vau të Dejës.
Ndërkohë që ngrohja e temperaturave ka bërë që të ulet prodhimi i energjisë elektrike. Eksporti mbetet në kufijtë maksimale, mbi 10 milion kë/orë.
Nisur nga situata e krijuar të hënën do të mbërrijnë në Shqipëri ekspertë italianë të digave për të menaxhuar më mirë kaskadën e Drinit.
Sipas Priftit grupi i ekspertëve do të asistojë me aparatura më të specializuara, për një mirë menaxhim, të paktën derisa të kalojë gjendja e emergjencës.
Por është ende herët për të llogaritur efektin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë, megjithatë paratë që do të mblidhen nga shitja e energjise elektrike do të kalojnë për dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur.
Sipas ministrit nga eksporti i energjisë KESH siguron në ditë një shumë e cila arrin deri në 1 milion e gjysmë euro.
r.l/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona
AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja
Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje
Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht
PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve
Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit
PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet
Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura
Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë
Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent
Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët
Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve
Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura
Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike