English

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Tiranë, 8 janar, NOA - Situata më e fundit rreth përmbytjeve në veri të vendit rezulton se është rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura si komuna Bushat apo komuna Bërdicë.

Një lajm i tillë jepet nga raportimi i ministrisë së Brendshme deri në këto momente duke shtuar se ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në komunën e Bërdicës.

Ndër të tjera, raportohet sesi aktualisht aksi nacional Shkodër-Tiranë, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës është përkohësisht i bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve për në Tiranë kryhet në drejtimin Kryebushat-Mjedë- Guri Zi-Shkodër dhe anasjelltas.

Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqendruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja.

Â

Statistika mbi numrin e evakuimeve, sipërfaqes dhe shtëpive të përmbyturaÂ

Nr.

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Persona të evakuar

Shtëpi të përmbytura

1

Bashkia Shkodër

250 ha

148

320

2

Komuna Dajç

2000 ha

2000

1187

3

Komuna Ana Malit

1370 ha

230

180

4

Komuna Velipojë

2000 ha

25

50

5

Komuna Bërdicë

1700 ha

350

65

6

Komuna Guri Zi

650 ha

689

200

7

Komuna Bushat

1700 ha

300

100

8

Kom. Qendër, M.Madhe

500 ha

10

8

Â

Gjithsej

10170 ha

3752 persona

2110 shtëpi

Â

n.e/NOA

KOMENTE