Tiranë, 8 Janar NOA - Qeveria shqiptare nw mbledhjen e saj mw tw fundit vendosi qw shpërblimi ditor për ushtarakët shqiptarë të dërguar në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të operacionit "ALTHEA", të Bashkimit Europian, të jetë gjashtë mijë lekë, për çdo ditë qëndrimi në këtë mision.
Këshilli i Ministrave duke miratuar vendimin tha se ai vjen propozimin e ministrit të Mbrojtjes, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr.2, datë 8.4.2008, "Për dërgimin në Bosnje-Hercegovinë të një grupi të asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për të marrë pjesë në operacionin "ALTHEA" të Bashkimit Europian", miratuar me ligjin nr.9907, datë 24.4.2008, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, "Për buxhetin e vitit 2010".
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë Vendimi nr.477, datë 23.6.2005, i Këshillit të Ministrave, "Për shpërblimin e ushtarakëve, pjesëmarrës në operacionin "ALTHEA", të Bashkimit Europian, në Bosnje-Hercegovinë", i ndryshuar, shfuqizohet.
e.r/NOA