Shkodër, 8 janar, NOA - Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të mbetet problematike, ndërsa në periferinë e saj ende ka përmbytje. Ndërkaq, rruga nacionale Shkodër-Tiranë vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit. Konkretisht, mësohet se ajo është bllokuar në harkun e Bërdicës nga shkarkimet e ujit.
Ky aks mund të kalohet  vetëm nga mjetet e mëdha. Forcat policore ndërkaq, i drejtojnë makinat për nga rruga dytësore, duke i paralajmëruar në këtë mënyrë për gjendjen e keqe të rrugës nacionale.
n.e/NOA