Tiranë, 8 Janar NOA - Me sa duket nuk ka të mbaruar telenovela e merkatos për futbollistin e Lazios, Ledesma ku së fundmi janë bërë tre ekipet që janë në kërkim të tij.
Dihet që ekipi më i internuar për të mbetet Juventus i cili i ka shpejtuar tratativat e tij duke i bërë një ofertë reale Lazios me rreth 5 milionë eurosh të cilat kërkoheshin nga presidenti Lotitto për blerjen e lojtarit. Por po pritet data 20 janar ku do të zgjidhet dhe çështja e Ledesmës me ekipin e tij.
Tashmë është futur dhe Interi në radhën e ekipeve që kërkojnë lojtarin ku zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe Santon në ofertën që pritet të vijë ditët në vazhdim. Me largimin e Vieira dhe dëmtimin e Chivu duket se Moratti, presidenti i Interit, është rikthyer bindshëm në merkato dhe objektivi i tij është pikërisht Ledesma.
Ekipi tjetër i cili kërkon lojtarin është Fiorentina e cila është në kërkim të një mesfushori ku ndër emrat e shumtë që fliten është dhe ai i lojtarit të Lazios.
r.b/NOA
Â