English

Terrorizmi, në Itali skanera të trupit në tre aeroporte

Romë, 8 janar, NOA - Në aeroportet italiane maksimumi për tre muaj do të vendosen skaneret e trupit. Skanerat do të vendosen fillimisht në aeroportet e Fiumicinon, Malpensas dhe Venenecias. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Brendshëm, Roberto Maroni dhe ai i Transporteve, Altero Matteoli.

Nga Brukseli, zv/president i Komisionit Evropian tha se është duke përfunduar raporti për ndikimet shëndetësore, liritë dhe të drejtat themelore, në rast të vendosjeve të këtyre pajisjeve. Kjo masë do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së në shkurt, theksoi Tajani, duke lënë të kuptohet se Brukseli pret vendimin evropian për këtë çështje. Aktualisht Spanja dhe Belgjika kanë shprehur kundërshtimin ndaj futjes së skanerit të trupit në aeroporte. Por më 21 janar, në takimin jozyrtar të ministrave të Brendshëm të BE-së në Toledo, Maroni tha se do të kërkojë zyrtarisht që të gjitha vendet e BE-së të sigurojnë skanera të trupit në aeroportet e tyre.

a.k/NOA

Â

Â

KOMENTE