Shkodër, 8 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me kryeministrin, Sali Berisha ishin sot sërish në zonat e përmbytura në Shkodër.
Ata u ndalën fillimisht tek ura e Bahçallëkut e më pas në Bushat dhe në Malin e Jushit, ku takuan banorët dhe i kërkuan atyre edhe një herë të bashkëpunojnë për vijimin e evakuimit.
Kryetarja e Kuvendit tha se "kjo situatë, e ardhur si pasojë e një kordinimi të të gjithë elementeve të natyrës, mund të përkeqësohet, ndaj i bëj edhe një herë thirrje banorëve të evakuohen. Dje në darkë një familje që s'kish pranuar të evakuohej i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe unë i bëj apel të gjithëve të mendojnë për fëmijët, për gratë për të sëmurët."
Duke e cilësuar si të turpshëm shfrytëzimin e situatës nga individë të caktuar, Kryetarja e Kuvendit tha se nuk bëhet politikë me të tilla ngjarje.
Ajo tha se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe theksoi se për çdo gjë është marrë dhe do të merret mendimi i teknicienëve.
Kryetarja e Kuvendit së bashku me Kryeministrin Berisha dhe ministra të kabinetit morën pjesë edhe në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku u raportua dhe u diskutua mbi gjendjen në zonat e përmbytura dhe për masat e marra.
k.k/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona
AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja
Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht
PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve
Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit
PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet
Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura
Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë
Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent
Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët
Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve
Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura
Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike