English

Arrestohen 5 djem në Sarandë, akuzohen për serial vjedhjesh dhe vënie tritoli

Sarandë, 9 Janar NOA - Pesë persona janë arrestuar para pak minutash nga policia e Komisariatit të Sarandës pas provave për implikim të tyre në të paktën 20 vjedhje dhe dyshimeve për vendosje tritoli, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Të prangosuri janë Geart Zholi 23 vjeç, Lisjen Kazo 25 vjeç, Edmond Abazi 22 vjeç, Veli Mehmeti 17 vjeç dhe Osman Abazi 15 vjeç.

Policia tha se të dyshuarit kanë punuar si një grup kriminal prej një viti, duke realizuar të paktën 20 vjedhje të ndryshme biznesesh dhe banesash në qytetin e Sarandës dhe zonat përreth, duke u shndërruar kështu në tmerrin e banorëve.

Në kontrollet e banesave të të dyshuarve, janë sekuestruar disa prova materiale, por policia thekson faktin se autorët gjatë këtyre 20 vjedhjeve të dokumentuara, kanë rrëmbyer disa miliona lekë pa përmendur sendet e ndryshme.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE