FOTOT
>> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
>> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO
Tiranë, 9 Janar NOA - Krerë të bashkive opozitare në vend dhe njëkohësisht përfaqësues të shoqatës së Autonomisë Vendore kanë zhvilluar sot një takim në zyrën e Kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama.
Ata kanë diskutuar dhe analizuar situatën e krijuar në zonat e përmbytura, duke bërë thirrje për ndihmë financiare ndaj banorëve të këtyre zonave dhe njëkohësisht për të sensibilizuar e angazhuar specialistët e bashkive të tyre në përmirësimin e kushteve në zonat e dëmtuara.
Artan Shkëmbi, Kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore tha se ishte një takim i bordit drejtues të shoqatës së Autonomisë Vendore.
"U mblodhëm për të analizuar situatën në të cilën keqqeverisja e Sali Berishës ka përmbytur gjysmën e Shqipërisë dhe për të qenë solidarë me ata që sot janë të përmbytur dhe që sot janë në nevojë, me ata që janë shpërngulur dhe që po shpërngulen sot nga shtëpitë e tyre dhe do të jemi krah tyre për të ndihmuar financiarisht.
Kryetarët e bashkive dhe komunave do të japin pjesë nga pagat e tyre, ku biznesmenë, punonjës të administratës e qytetarë të qyteteve dhe komunave tona do të sensibilizohen që të kontribuojnë në përmirësimin e situatës.
Të gjithë punonjësit e bashkive, ndërmarrjet e punëve publike dhe të gjithë specialistët e bashkive opozitare do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve, për kanalizimet, për ujësjellësit, riparimin e shtëpive dhe gjithçka do të jetë e nevojshme në shtëpitë e dëmtuar.
"Të gjithë së bashku do të jemi atje për t'u treguar qytetarëve në nevojë se ne jemi ata që do të jemi në krah tyre, në këtë situatë ku e ka çuar keqqeverisja e Sali Berishës dhe e qeverisë së tij", - tha Shkëmbi.
Kurse Rustem Struga, nënkryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore tha se "diskutuam në takim për mbështetjen, pasi dëmet materiale janë shumë të mëdha".
Struga siguroi se digat janë krejt të sigurta dhe sipas paraqitjes që bëjnë të gjithë specialistët, vetëkuptohet se atje rrezik për jetë njerëzore nuk ka.
Kurse shtoi se dëmi atje është material, sepse kjo zonë rrezikohet të dalë jashtë funksionit edhe si zonë bujqësore, me dëmtime materiale nga bagëtitë, baza materiale, shtëpitë dhe çdo gjë, pasuritë që ata kanë.
"Prandaj jam këtu, që t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, kryesisht atyre të Pukës që të kontribojnë me të gjithë ato mundësi që kanë, sidomos me bazë materiale, pas daljes nga kjo situatë emergjente", - tha Struga.
a.l/e.r/r.b/NOA
Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore
Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër
Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë
Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri
Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet
Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari