Tiranë, 9 Janar NOA - Çalik Holding bën të ditur se ka vendosur të dhurojë 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në vend, si një kontribut për t'i ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Burime zyrtare nga kompania i thanë agjencisë së lajmeve NOA se tre kompanitë e Çalik, kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile, kompania e telefonisë fikse Albtelecom dhe Banka Kombëtare Tregtare, solidarizohen me përpjekjet për të ndihmuar të dëmtuarit e ditëve të fundit dhe ndihma prej 150 mijë eurosh do të jepet në të holla dhe ushqime.
e.r/NOAÂ