English

Demokracia e Re, thirrje qeverisë në Shkup për të ndihmuar Shkodrën

Shkup, 9 Janar NOA - Pas lajmit mbi fatkeqësinë dhe përmbytjet nga uji në qarkun dhe komunat përreth qytetit të Shkodrës - vendlindjes së të mëdhenjve Pashko Vasa, Zef Jubani dhe Luigj Gurakuqi, si dhe informatave mbi dëmet e mëdha materiale dhe situatës me evakuimin e banorëve të këtij rrethi, përgjithësisht të rëndë dhe të pavolitshme në atë rajon, Demokracia e Re bëri sot thirrje për mobilizim dhe solidarizim të të gjitha kapaciteteve të këtushme shtetërore, shoqërore dhe kombëtare, për t'i dalë në ndihmë shtetit shqiptar, si mike e përhershme dhe shoqëruese besnike e Maqedonisë në rrugëtimin e saj.

Demokracia e Re thotë se publikisht i bën thirrje Qeverisë dhe dikastereve të saj përkatëse, Qendrës për menaxhim me kriza, por edhe të gjitha komunave të udhëhequra nga kryetarë shqiptarë, të vënë në dispozicion kapacitet dhe resurset njerëzore dhe financiare, për të ndihmuar Shqipërinë dhe Shkodrën, në tejkalimin e kësaj fatkeqësie natyrore, me dimensione shqetësuese.

"Bëjmë thirrje që institucionet e Maqedonisë, në mënyrë të shpejtë të marrin vendim për dërgimin e ndihmës në njerëz, gjegjësisht ekipeve profesionale për menaxhim të situatave të këtilla, mjeteve sanitare dhe veshmbathjes, si dhe ndihmës në ushqim për të gjithë të evakuuarit - vëllezërit tonë shqiptarë", - thanë Dritan Ramadani, përfaqësues i DR, në një dalje të posaçme për mediat sot pas mesdite.

Thirrjet tona për ndihmë, - vijon deklarata, - vlejnë edhe për të gjitha komunat me udhëheqës shqiptarë, të cilat duhet të ndien obligim moral dhe kombëtar të marrin në shqyrtim situatën e vështirë që mbizotëron në qarkun e Shkodrës, dhe të organizojnë dërgimin e çfarëdo ndihme që do t'i lehtësonte rrethanat në të cilat gjenden banorët e asaj ane.

Ndërkohë, mësohet se Demokracia e Re do të formojë Komisionin për menaxhim të situatave të jashtëzakonshme dhe do t'i marrë të gjitha masat për ndihmë, në kuadër të mundësive reale.

a.b/e.r/NOA FOTOT

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

KOMENTE