FOTOT
>> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
>> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO
Shkodër, 9 Janar NOA - Deputetët socialistë Namik Dokle, Xhemal Qefalia, Tom Doshi, Gjovalin Kadeli dhe Skënder Hasa, kanë qenë sot gjatë gjithë ditës në disa komuna të përmbytura në qarkun e Shkodrës duke akuzuar qeverinë se ka shkaktuar një "Gërdec" nën ujë.
Deputetët socialistë kanë qenë në disa fshatra të komunës së Bushatit, të Velipojës dhe në fshatin Mali i Jushit.
Ata janë takuar me banorë të këtyre zonave, dhe kanë dëgjuar prej tyre shqetësimin për ndarjen më të mirë të ndihmave.
Në komunën Velipojë ishte e pamundur të hyje nga rruga e re, dhe deputetët kanë përshkruar rrugën e vjetër për të shkuar në këtë komunë pa mundur të hyjnë tërësisht në thellësi të saj pasi edhe ura për të shkuar atje ishte e bllokuar nga uji.
Për mediat është prononcuar deputeti Namik Dokle i cili premtoi se "çdo ditë do jemi këtu për t'ju gjendur pranë këtyre banorëve, për të shprehur në vazhdimësi solidaritetin e Partisë Socialiste të grupit të saj parlamentar me të gjitha banorët që u janë përmbytur shtëpitë dhe gjithçka".
Për të kontribuar edhe në përballimin e kësaj situate, Partia Socialiste dhe strukturat e saj në gjithë Shqipërinë tashmë po kontaktojnë me njerëzit për të rritur frymën e solidaritetit, për të mbledhur ndihma monetare apo materiale në ndihmë të familjeve të përmbytura, sepse siç shikojmë edhe nga vetë situata që është këtu është një situatë dhe një gjendje mjaft e rëndë mjaft alarmuese.
"Nga kjo zonë e përmbytur në mënyrë kaq dramatike ne i bëjmë thirrje qeverisë që të menaxhojë situatën sepse po të shikosh stallat e mbytura, shtëpitë e mbytura, fshatarë të cilët nuk kanë ndonjë rrugëdalje, kjo duket si një "Gërdec" i mbuluar me ujë", - deklaroi z.Dokle.
Ai vlerësoi se Qeveria duhet të marrë disa masa afatshkurtra, emergjente dhe më pas ato afatmesme dhe afatgjata.
"Masat emergjente janë që së pari të shpëtojë çdo jetë njeriu dhe të mos rrezikohet asnjë jetë njeriu. Së dyti familjet të kenë shtetin afër, të kenë solidaritetin e të gjithë shoqërisë shqiptare afër, sepse kanë nevojë për bukë, kanë nevojë për rroba, kanë nevojë për ushqim për bagëtitë dhe për shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat këtu nuk mund t'i përballojnë nëqoftëse nuk do të ndihmohen nga e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë nga qeveria", - tha Dokle.
Në këtë kontekst ai tha se qeveria urgjentisht duhet të miratojë një fond paraprak pa pritur llogaritjet e dëmeve.
"Llogaritja e dëmit do të bëhet më vonë, por një fond paraprak që familjet e përmbytura të kenë mundësi financiare për të përballuar vështirësitë e ditës", - tha Dokle.
Më pas sipas tij, duhet të vijë momenti i llogaritjeve të dëmeve të mëdha për të bërë dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit të humbjeve që kanë pësuar banorët e këtyre zonave".
Në takimet e zhvilluara në fshatin Mali i Jushit, banorët pohuan se në banesat ku gjenden ka edhe pleq, të moshuar, të sëmurë.
Mbrëmë e kanë çuar një të sëmurë me makinën e ushtrisë, - u shpreh një banor. Kurse shtoi: "Bagëtia janë nën ujë, i kemi nxjerr në mal. Gjithçka na ka shkuar dëm, me bereqet, me çfarë kemi në shtëpi. Kot sa jetojmë këtu, më mirë me marrë çantat pas krahut dhe me ik nga ky vend, nuk ke pse të rrimë më këtu. As drita, as kurrgjë s'ka. Transformatori është në ujë, duhet më ik që këtu sa më parë. Pa drita, pa ujë, pa kurrgjë".
Një tjetër banor tregonte se bazën ushqimore e kishte nën ujë: "Uji është duke u rritu, ai thotë është duke u uluy. Nga mbrëmë e deri sot, 3 metra është rrituy. Çdo gjë ka shkuar dëm. Me divane e me kolltukë. Kam mbjellë grurë edhe ai ka shkuar dëm. Ai thotë po bëj këtë, po bëj atë kur vjen fundi janë premtime kot", - pohonte banori.
e.r/NOA
Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore
Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër
Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë
Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri
Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet
Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari