Ndërhyrja e fuqive të mëdha nuk i dha mend Serbisë. Ajo në emër të heqjes nga pushteti të Milosheviqit, u shendrrua kinse në një shtet demokratik, por pa ndërruar fytyrën e madje as kozmetikën. Konfliktin e vazhdoi me shqipëtarët. Tani ajo po e kontrollon Kosovën përms kapitalit e strukturave paralele, kurse Bosnjen përmes Republikës Serbe, e gjithashtu dhe rajonin
Bajram Binaku
Historia përsëritet dosido, por në forma dhe mënyra të ndryshme. Për dikënd, fatkeqësisht, përseritet tragjikisht, e për tjetrin në mënyrën më të mirë. Le të hyjmë në këtë histori, e cila për shqipëtarët ishte e veshtirë në përgjithësi, ndërsa për Kosovën në veçanti, ishte e tmerrshme. Në këto troje gjithmonë nga Evropa u ndeshkua populli jonë, jo se ishte grindavec, kryengritës, i pacivilizuar etj., por përkundrazi - vetëm që ishte paqësor, i urtë dhe human. Kurse Serbia që i shkaktoi tragjedi e vuajtje Ballkanit, dhe Evropës plot probleme, prapë se prapë mbeti e përkëdhelura e tyre. Për më keq, përkundër këtyre bëmave që bëri Serbia vazhdimisht, ajo gjithmonë pas luftërave doli më e fortë dhe e favorizuar, pa meritë por në saje të ndihmave që i jepnin fuqitë e vendosjes. Serbia e nisi Luftën e Parë Botërore me vrasjen e udhëheqësit perandorak austrohungarez, kurse përfundimi i kësaj lufte çoi në krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, gjithnjë sipas interesave dhe nëshërbim të apetiteve të Serbisë. Kjo mbretëri shtypi dhe shpërnguli shqiptarët nga trojet e veta për në të katër anët e botës. Mbi shqiptarët u ushtrua terror i madh: vrasje, keqtrajtime, plaçkitje, dëbime të dhunshme etj. Prapë u kthye për shqiptarë dhuna, shfarosja e debimi pas mbarimit të Luftës se Dytë Botërore. Serbia doli edhe me e fortë pas kësaj lufte, tash si Jugosllavi. Kurse gjatë luftërave të fundit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë gjatë harkut kohor 1990-1999, Serbia e nisi me Slloveninë, e për të mos e mbaruar akoma me Kosovën. Viktimat tanimë dihen: Vukovari, Sarajeva, Srebrenicë e për të thënë kudo në Kosovë, si në Qirez e Likoshan, Abri, Lybeniq, Dejë, Izbicë, Krushë, Qyshk, Reçak etj., etj.
Ndërhyrja e fuqive të mëdha nuk i dha mend Serbisë. Ajo në emër të heqjes nga pushteti të Milosheviqit, u shendrrua kinse në një shtet demokratik, por pa ndërruar fytyrën e madje as kozmetikën. Konfliktin e vazhdoi me shqipëtarët. Tani ajo po e kontrollon Kosovën përms kapitalit e strukturave paralele, kurse Bosnjen përmes Republikës Serbe, e gjithashtu dhe rajonin. Prapë ajo mbetet e përkëdhelura e Evropes. Tani i janë hequr vizat, është me afër integrimit në Evropë, edhe pse nuk ka dorëzuar kriminelët e luftës, as i ka kthyer mbetjet e të vrarëve shqiptarë, e as që e ka ndërmend ta njohë Kosovën. Kosova nuk mund të mbrohet nga Serbia pa ushtri dhe nuk i kontrollon as kufijtë e vet. Natyrisht që po të dëshironte KFOR-i do të mund të vendosej në kufijtë veriorë, por është çështje e vullnetit politik që kufiri mes Kosovës e Serbisë të lihet i hapur dhe i pakontrolluar. Kosova po mbetet një oazë, jo fushë në mes të shkretëtirës, po shkretëtirë në mes të fushës, e izoluar për t'u kryer eksperimente. Ndërkombëtarët, përmes UNMIK-ut dikur dhe EULEX-it tash, po heshtin për krimet e kryera nga Serbia. Ne jetojmë pa përspektivë punësimi, zhvillimi e madje dhe jete. Kjo po shihet në çdo rrafsh.
Tani po flitet se janë siguruar shumë dosje krimi e të tjera për politikanët tanë, por druaj se këto dosje do të kenë kahjen vetëm të komprometimit të vlerave të luftës sonë çlirimtare, e kurrsesi të hetimit të krimit politik dhe atij të organizuar ekonomik, korrupsionit, pasurive marramendëse të politikanëve që tanimë dihen, e as të keqpërdorimeve gjatë procesit të privatizimit etj. Politikanët tanë vazhdimisht përcillen nga EULEX-i. Atyre u krijohen dosje që t'i kenë në grusht për t'i përdorur politikisht dhe që të mund t'i shtrydhin sa t'iu duhen. Populli i Kosovës nuk do të këtë përspektivë, deri sa Kosova të mos e merr në duart e veta fatin e vet. EULEX-i nuk vepron mbarë për rend e ligj, deri sa është bashkëpjesëmarrës në vjedhje e korrupcion me vendoret meqë nuk po e ndjek krimin. EULEX-i nuk po është i interesuar për kufijtë e Kosovës, e as qe krijon parakushte që këtë ta bëjnë vendasit. Kjo tendencë e privilegjimit të Serbisë e sidomos nga disa shtete të BE-së, me duket tendencë për një BE të brishtë në të cilën prapë me instruksione të Rusisë, Serbia do ta bëjë jofunksionale BE-në, dhe do të mbetet faktor i përhershëm destabilizues i saj.
Në anën tjetër, përveç Kosovës, edhe Shqiperia përmes kryeministrit Berisha në vend që të punojë për shpërbërjen e strukturave paralele, ka shprehur gatishmëri për ndihmë Graçanicës. Edhe kjo të bind se Serbia kahdo qe sillet, ledhatohet e përkrahet.