Shkodër, 9 Janar NOA - Helikopterë nga vendet e NATO-s janë nisur drejt Shqipërisë dhe ata pritet të instalohen në Gjadër, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Komiteti Ndërministror për Emergjencën Humanitare në veri Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha sot nga Shkodra, se helikopterët e NATO-s, do të jenë në mbështetje të banorëve për situata të tjera që mund të lindin në këto zona, përveç varkave, makinave dhe çdo mjeti tjetër logjistik që disponohet nga ushtria dhe policia.
Aktualisht ka një lloj uljeje të nivelit të ujit në lagjet hyrëse të Shkodrës në Baçallëk, por niveli i liqenit është rritur me 13 cm dhe po vazhdojnë reshjet.
Prurjet e lumit të Kirit dhe Gjadrit janë të larta, korrespondenti i NOA raporton se vetëm Kiri ka prurje 500 metër kub në sekondë.
Edhe ujërat që vijnë nga Mali i Zi e kanë bërë shumë të lartë nivelin në liqenin e Shkodrës dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që sipërfaqet e përmbytura të rriten sidomos në komunën e Bushatit që është një zonë më e ulët, por edhe në Velipojë, Dajç në Gur të Zi. Nisur nga kjo situatë, duke folur nga Shkodra, kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi rastin, duke u përsëritur edhe pas dhjetë ditësh banorëve të Dajcit, banorëve të Anës së Malit, Obotit, Bushatit, Velipojës, fshatrave të përmbytura por edhe lagjeve në hyrje të qytetit që ata të largohen.
"Një situatë e tillë nuk i dihet se sa do të zgjasë. Detyra jonë është për t'i larguar këta banorë dhe kërkohet bashkëpunimi i tyre. Pa bashkëpunimin e tyre vështirësohet situata", - paralajmëroi Topalli.
e.r/NOA - FOTOT
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet
Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari