Shkup, 9 Janar NOA/INA - Me heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian deri tani kanë lëshuar vendin mbi 150 mijë shtetas të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme që nga heqja e regjimit të vizave nga ana e vendeve të BE-së nga 19 dhjetori e deri në fillim të kësaj jave vendin e kanë lëshuar rreth 150 mijë qytetarë të Maqedonisë.
Të dhënat bëjnë të ditur se nga ky numër vetëm 60 veta janë kthyer nga vendkalimet kufitare e vendeve anëtare, që është një shifër tejet minore.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve pas heqjes së vizave po zhvillohet pa probleme dhe se këto konfirmime janë siguruar edhe nga vendet anëtare të BE-së.
Sipas Ministrisë së Jashtme në Shkup, vetëm në Greqi pa viza nga fundi i dhjetorit kanë hyrë 10 mijë qytetarë të FYROM-it, prej të cilëve vetëm tre veta janë kthyer.