Rekjavik, 9 Janar NOA - Në mosmarrëveshjet për zhdëmtimet e klientëve të huaj të bankës së internetit që nuk ka më mundësi pagimi, Icesave, islandezët do të vendosin përmes një referendumi popullor.
Parlamenti në Rekjavik përcaktoi hollësitë e referendumit në një mbledhje të jashtëzakonshme por nuk caktoi datën e mbajtjes së referendumit.
Më parë kabineti qeveritar kishte vendosur që referendumi të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe më e vona deri më 6 mars. Impulsin kryesor për këtë e ka dhënë Presidenti Olafur Ragnar Grimsson, kur ai ndaloi me ligj pagimin e gati katër miliardë eurove në Britani të Madhe dhe Holandë. /dw/