English

Kapet 23-vjeçari, vodhi banesën e kushëririt me kopje çelësi

Gjirokastër, 9 janar, NOA - Forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar 23-vjeçarin Taulant Sulejmani, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes së rëndë. Kapja e tij u bë në një lokal, pasi dyshohet se ky person ka vjedhur banesën e një qytetari me inicialet I.E, në lagjen Pllakë të Gjirokastrës. Lajmi i konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore jep detajet se Sulejmani është futur nga dera kryesore gjatë orëve të paradites kur në banesë nuk kishte njeri duke përdorur një kopje çelësi pasi ai është i afërmi i të zotit të banesës.

Pasi ka hyrë brenda, ka vjedhur një celuar, rreth 7.000 lekë të reja, 20 euro si dhe një aparat fotografik.

Pas një pune hetimore të bërë nga ana e specialistëve të policisë u arrit të evidentohej, dhe të provohej me prova ligjore se autori i kësaj vjedhje ishte 23-vjeçari i lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrauan celulari si dhe aparati fotografik që i kishte vjedhur në këtë banesë, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE