English

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Kakavijë, 9 janar, NOA - Rreth 40 automjete ushtarake të Aleancës së Atlantikut janë duke mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës për t'u futur në territorin shqiptar, me qëllim dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve në nevojë në zonat e përmbytura.

Bëhet me dijeni se automjetet në fjalë do të shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si mjete ndërhyrëse në kuadrin e përmbytjeve në veri të vendit.

Ndërkohë, që ato përmbajnë edhe materiale ushqimore për t'u ardhur në ndihmë kështu nevojave të të përmbyturve në Shkodër dhe Lezhë.

Automjetet e NATO-s kanë mbërritur pas një ftese të bërë nga autoritetet e qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin e tyre në kuadrin e përmbytjeve të mëdha në veri të vendit.

Ndërkaq, ajo u ka bërë thirrje edhe fqinjëve ta ndihmojnë siç është rasti i Maqedonisë, së cilës i ka kërkuar që të mos lejojë më tej derdhjen e ujërave të Drinit.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE