English

Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik

FOTOT

>> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO

Tiranë, 9 Janar NOA/Rajmonda Lajthia - Situata më e fundit në kaskadën e lumit Drin, zyrtarisht pranohet nga autoritet shqiptare si e stabilizuar. Pas një inspektimi në terren të hidrocentraleve, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KESH, Pjetër Dema i tha sot agjencisë NOA se gjendja hidrike nuk është më kritike.

"Në të tre hidrocentralet punohet me kapacitet të plotë dhe për punonjësit kjo është një situatë tashmë normale"- u shpreh Dema. Sipas tij nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik, pasi është marrë çdo masë.

Por reshjet e rëna në 24 orët e fundit duket se për ministrinë e energjetikës nuk e kanë përkeqësuar situatën hidrike. Gjatë orëve të para të ditës së shtunë, zyrtarë të ministrisë pohuan se shkarkimet dhe prurjet e ujit në HEC-e kanë një tendencë ulje. Megjithatë hidrocentrali i Fierzës, mbetet në një kuotë të lartë, mbi 292 metra.

Por nga ana tjetër drejtues të korporatës kanë hedhur poshtë zërat politikë dhe mediatikë për një ndërhyrje të mundshme të politikës, në menaxhimin e situatës hidrike.

Drejtori i prodhimit në KESH Robert Nika ka sqaruar se, asnjë politikan qoftë ky kryeministri i vendit nuk ka dhënë urdhra për afatin se kur duhet të hapen portat e shkarkimit të ujit nga hidrocentralet.

Sipas tij çdo veprim është bërë në zbatim të rregullores, e cila është miratuar që në vitin 1988 dhe që zbatohet edhe sot.

Ministria e Energjetikës ka bërë publike sot shumën prej 35 milionë lekësh që institucionet që varen prej saj kanë kontribuar për banoret e prekur nga përmbytjet. Mësohet se kompania Albpetrol ka dhënë 25 milionë lekë, ndërsa çekët e OSSH-së kanë kontribuar me 10 milionë lekë të reja.

r.l/r.b/NOA FOTOT

Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE