Nju Jork, 9 janar, NOA - Mjeku i Majkëll Xhekson akuzohet për vrasjen të pavullnetshme lidhur me vdekjen e këngëtarit mbret të muzikës rock. Sipas hetimeve të fundit, Conrad Murray, doktori i Majkëll Xhekson, i cili ishte me yllin e popit në ditën e vdekjes së tij, është fajtor për neglizhencë të rëndë në ushtrimin e profesionit të tij. Ai akuzohet se ka vendosur për pacientin e tij medikamente dhe kura krejtësisht të papërshtatshme.
Murray, përmes zëdhënëses të tij Miranda Sevcik, përsëriti pafajësinë e tij, pa komentuar mbi punën e hetuesve. Majkëll Xhekson vdiq 25 qershor të vitit të kaluar në shtëpinë e tij në kodrat e Los Anxhelos. Autopsia zbuloi se shkaku i vdekjes ishte një injeksion vdekjeprurës i fuqishëm anestezik.
a.k/NOA