English

Mohon akuzat nigeriani i cili tentoi të bombardonte avionin

Detroit, 9 janar, NOA - Nigeriani 23-vjeçar i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj një avioni amerikan pranë Detroitit, ka deklaruar se nuk e ndien veten fare fajtor për çka autoritetet amerikane sipas tij, janë duke i faturuar. 23 vjeçari Umar Faruk Abdulmutallab, i ka bërë këto pohime para një gjykate federale në Detroit. Aty ai duhet të përgjigjet ndaj gjashtë pikave të akuzës ndaj tij lidhur me aktin e tentativës që ndërmori ditën e Krishtlindjeve për të hedhur në erë një avion amerikan. Mësohet se në mes të këtyre akuzave renditet edhe ajo për tentativë vrasje dhe përpjekjen për përdorim të një arme të shkatërrimit në masë.

Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi më 25 dhjetor ai u përpoq që para uljes të avionit në Detroit të aktivizojë një masë plasëse.

Si pasojë, ai pësoi djegie të rënda. Në bordin e avionit ndodheshin 300 vetë.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar shërbimet e fshehta kombëtare për dështimin e sistemit të sigurisë.Â

n.e/NOA

KOMENTE