Uashington 9 Janar NOA - Me investime miliardëshe për energjitë e ripërtëritshme, Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se do të stimulojë tregun e punës të goditur rëndë nga kriza.
Për hapjen e vendeve të reja të punës janë parashikuar lehtësime tatimore në vlerë 2,3 miliardë dollarë, për ndërmarrjet nga fusha e energjisë së ripërtëritshme, tha Obama.
Kësaj shume pritet t'i shtohen edhe pesë miliardë të tjerë nga kapitali privat. Në këtë mënyrë, mund të krijohen 17 mijë vende të reja të pune.
Kriza ekonomike në SHBA vetëm gjatë vitit të kaluar ka shkatërruar 4,2 milionë vende pune. /dw/