Vaziristan - Pakistan 9 Janar NOA - Nga një sulm i dyshuar i aeroplanit të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, në rajonin e Vaziristanit Verior në Pakistan, janë vrarë katër vetë. Ky ishte sulmi i gjashtë i këtillë në rajonin kufitar të Pakistanit me Afganistanin, prej se nga një sulm vetëvrasës u vranë shtatë punonjës të CIA-s, në një bazë afër kufirit afgano - pakistanez, më 30 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë komente lidhur me sulmet ose caqet e tyre. /rfe/