Prishtinë, 9 Janar NOA - Partia Liberale e Pavarur (SLS), e cila bën pjesë në kabinetin qeveritar të Republikës së Kosovës të drejtuar nga Hashim Thaçi, lajmëroi sot nisje të ndihmave për emergjencën humanitare të veriut shqiptar, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç deklaroi sot se edhe partia e tij SLS i është bashkuar iniciativës për ndihmë Republikës së Shqipërisë.
Për këtë qëllim, detajoi ai, janë siguruar si ndihmë 100 veshje dimri. SLS udhëhiqet nga Slobodan Petroviç i cili ka vendosur të bashkëpunojë me partitë shqiptare "për të promovuar mirëqenien e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë".
SLS bazohet në tri parime kryesore: mbijetesa e serbëve të Kosovës, përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë dhe mbështetja për një Kosovë shumë-etnike.
Ndërkohë po sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, vendosi të akordojë 200 mijë euro ndihmë për rajonet e përmbytura në Republikën e Shqipërisë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Thaçi ka vlerësuar gatishmërinë dhe solidaritetin nga komunat e Kosovës, qytetarët dhe komuniteti i biznesit për të ndihmuar reduktimin e pasojave të vërshimeve në veriun e Shqipërisë.
a.b/r.b/NOA FOTOT
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari