English

Përmbytjet, ministri Basha flet mbi situatën e minutave të fundit në Shkodër

Tiranë, 9 Janar NOA - Nivelet e ujërave sot në mesditë po ruajnë të njëjtin nivel që nga dita e djeshme deklaroi sot ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ndësa aksi i rrugës nacionale Shkoder-Tiranë në harkun e Bërdicës është bërë i kalueshëm. Niveli i lumit të Bunës është aktualisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike.

Në takimin e sotëm të KEC nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha u ndanë detyra dhe u aktivizuan strukturat e ushtrisë për

:

1. Evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër.

2. Evakuimi i 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë.

3. Evakuimi i komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat

4. Vazhdimi i dërgimit të ndihmave në komunën e Dajçit dhe Velipojës

5. U përcaktuan magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në Repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave

6. Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spathait. Gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht dhe brenda ditës së sotme vazhdojnë punimet për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature.

7. Nga DBUMK po bëhen kërkesat për plotësim të nevojave që kanë aktualisht njësitë vendore për bagëtitë.

8. Po bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave.

Informacioni deri në mesditë për numrin e të evakuuarve dhe ndihmat ushqimore të dërguara:

r

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Persona të evakuar

Shtëpi të përmbytura

1

Bashkia Shkodër

250 ha

448

330

2

Komuna Dajç

2000 ha

2000

1187

3

Komuna Ana Malit

1200 ha

282

180

4

Komuna Velipojë

2000 ha

25

50

5

Komuna Bërdicë

1800 ha

370

300

6

Komuna Guri Zi

1000 ha

730

200

7

Komuna Bushat

1700 ha

312

150

8

Komuna Qendër, M.Madhe

50 ha

10

8

Gjithsej

10.000 ha

4177 persona

2405 shtëpi

STATISTIKE E NDIHMAVE USHQIMORE TË DERGUARA PRANË NJËSIVE VENDORE

Nr

Artikuj ushqimor

Nj/m

Bashkia shkodër

Komuna Bushat

Komuna Dajç

Komuna ana malit

Total

1

Sheqer

Kg

500

1000

2500

2000

60000

2

Vaj

Litër

450

900

2250

1800

5400

3

Makarona

Kg

500

1000

2500

2000

6000

4

Konserva

Kg

100

250

650

500

1500

5

Detergjent

Kg

250

500

1250

1000

3000

6

Sapun

Copë

200

200

800

800

2000

7

ujë

Bidona 5l

924

100

500

1524

KOMENTE