English

Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Prishtinë, 9 Janar NOA - Qeveria e Republikës së Kosovës, vendosi sot të akordojë 200 mijë euro ndihmë për rajonet e përmbytura në Republikën e Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë që ju e shihni të ilustruar dhe në fotot, Kryeministri Thaçi ka vlerësuar gatishmërinë dhe solidaritetin nga komunat e Kosovës, qytetarët dhe komuniteti i biznesit për të ndihmuar reduktimin e pasojave të vërshimeve në veriun e Shqipërisë.

Shefi i qeverisë pohoi se është duke u përcjellë me vëmendje të shtuar por edhe shqetësim situata rreth vërshimeve që kanë ndodhur në Shqipëri.

"Kemi shprehur dhe shprehim edhe sot gatishmërinë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet. Kemi kontakte të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shqipërisë, dhe janë ndërmarrë masa me dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, por edhe grupe të zjarrfikësve të Kosovës të cilët tanimë janë atje. Jemi të gatshëm që të rrisim numrin e pjesëtarëve që të ndihmojnë në përballimin e gjendjes", - theksoi z. Thaçi.

Kryeministri kërkoi nga ministri i FSK-së Fehmi Mujota që nga sot të rritet numri i prestarëve të FSK-së që do të ndihmojnë në rajonet e rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri.

"Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe potencialet që kemi ne në koordinim edhe me ndërkombëtarët në mënyrë që të jemi më afër qytetarëve atje, të jemi më afër angazhimeve për tejkalimin e kësaj gjendje jo edhe të lehtë për qytetarët në Shqipëri", tha z. Thaçi.

Kurse shtoi se "ne kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë solidaritet ndër vëllazëror por edhe ndërshtetëror me popullin dhe shtetin e Shqipërisë, një solidaritet ndër vëllazëror e ndërshtetëror ky i ndërsjellë dhe i dëshmuar".

a.b/e.r/NOA

FOTOT

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE