English

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Tiranë, 9 janar, NOA - Komiteti Ndërministror i është drejtuar për ndihmë emergjente qendrës së Emergjencave të NATO-s (EADRCC) dhe Qendrës së Emergjencave Europiane (MIC-ut) në kuadrin e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin. Paskëtaj, të dyja qendrat nga ana e tyre u drejtuan një apel vendeve anëtare për dhënien e ndihmës vendit tonë sipas kërkesave dhe specifikimeve të kryera nga pala shqiptare.

Burimet zyrtare të ministrisë së Brendshme bëjnë me dijeni se deri tani nga kontaktet kanë ofruar ndihmë këto vende:

Italia - Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa.

Sllovenia - 13 gjeneratorë (GNR)

Austria - 8Â gjeneratorë (GNR)

Greqia - 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 pompa të fuqishme.

Italia - 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje.

Franca - 12 pompa dhe 8 gjeneratorë.

Moldavia - Ushqime dhe medikamente mjekësore.

Nga ana e qeverisë shqiptare, u është kthyer përgjigje pozitive për pranimin e ndihmave dhe sot do të mbërrijnë nga Italia me dy helikopterët ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu sot mbërrijnë në pikën e kalimit të kufirit në Kakavijë ekipet greke. Ato do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfikësish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë policisë rrugore.

Vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në pajisje.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE