FOTOT
Rama sulmon pronarët e drejtuesit e mediave
Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
Tiranë, 9 Janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi pak minuta më parë për sulmin që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri nga Shkodra ku tha se kreu socialist synon të bëjë karrierë përmes mortit."I them Sali Berishës mjaft me broçkulla e me yshtje gojësh të shthurura kundër opozitës. Mos krekoset si shpëtimtar dhe as mos akuzojë si i përdalë, se nuk e ka fajin as Zoti e as opozita, që pasi hodhi në erë mijëra shtëpi e familje në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, pasi varrosi edhe qindra miliona euro në tunelin e Kalimashit ku preu një shirit të rremë, i shpëtoi tani edhe uji i mbledhur për arsye që herët a vonë duhet t'ia tregojë drejtësisë dhe po i ndodh Veriut një përmbytje e jashtëzakonshme, e cila nuk mbahet mend qyshse nuk ka ndodhur, megjithëse nuk ra asnjë shi për t'u mbajtur mend", - deklaroi Rama në një dalje të posaçme për mediat.
Ai theksoi se opozita po i shërben, siç është në traditën shqiptare e në shpirtin e politikës sonë të re, familjeve të përmbytura dhe nderit të vendit, duke ndërtuar rrjet solidariteti njerëzor në gjithë Shqipërinë e jashtë saj.
Por, shtoi Rama, opozita shërben "edhe duke thënë të vërteta të cilat nuk mund të mbyten dot, as me shpifje e as me sharje ndaj opozitës, as me marrinat e spikeres Jozefinë e tellallëve të Pinokut kryeministër dhe as me ekrane e gazeta që i shërbejnë pushtetit pinok".
Duke reaguar ashpër për deklaratat e Topallit, kryesocialisti tha se veriun po e përmbyt rënia e shtetit dhe triumfi i babëzisë, paaftësisë, korrupsionit, nga digat lart në Fierzë, që janë kthyer prej kohësh në burim përfitimesh të paligjshme për pushtetarët, tek fushat poshtë nën Shkodër e më tutje, ku njerëzit janë lënë në dorën e Zotit dhe shteti është zhdukur nga faqja e dheut prej vitesh.
"Gojët e shthurura të Sali Berishës na akuzojnë paturpësisht se bëjmë politikë me fatkeqësinë" tha më tej Rama dhe shtoi: "Jo, politikë me fatkeqësinë kanë bërë gjithnjë ata, kur ishin në opozitë dhe përdornin kufomat për të carë derën e kryeministrisë e vënë flakën në institucionet e shtetit, për të ndezur qirinj morti në parlament e lëshuar rrufe mllefi ndaj atyre që qeverisnin, për të parë pas çdo fatkeqësie një rast për dhunë, për destabilizim, për nxitje të urrejtjes ndaj nesh, e madje, më keq akoma, të dasisë Veri-Jug".
"Ne bëjmë politikë me parakushtin që urrejtja për tjetrin s'duhet të ketë vend në shtëpinë tonë", - vijoi Rama.
Nga ana tjetër, kryesocialisti fshikulloi dhe deklaratën e Topallit për situatën e rëndë në Britani dhe Francë:
"Ngrohja globale nuk është re e mbledhur mbi një qark të Shqipërisë dhe moti i keq në botë s'kishte pse përmbyste vetëm shtëpitë e shkodranëve.
Aq më pak akoma i shpëton dot Sali Berisha të vërtetës rrëqethëse të deklaratave të panumërta kontradiktore të tij e të priftërinjve e priftëreshave të tija, që janë konvertuar plotësisht në fenë e pushtetit të korrupsionit e të gënjeshtrës dhe janë lëshuar së fundmi rrjedhës së lumit të baltës kundër opozitës, duke predikuar suksesin e madh të qeverisë këto ditë e duke arritur të thonë se kjo qeveri po bën sot atë që s'e kanë bërë dot qeveritë as në Francë, as në Britaninë e Madhe.
Andej mbyllen përkohësisht aeroporte e zihen përkohësisht rrugë nga dëbora, po nuk mbyten toka e bagëti si shekuj më parë dhe as evakuohen njerëz nga shtëpitë se i shpëton qeverisë uji i hidrocentraleve nga kontrolli".
/e.r/r.b/NOA/
Lexoni si erdhi reagimi duke klikuar këtu
Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore
Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër
Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë
Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri
Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet
Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari