English

Rosarno: Rikthehet jeta normale, transferohen 300 emigrantë në Crotone

Rosarno, 9 Janar NOA - Qyteti i Rosarnos ka filluar rrjedhën e tij normale pas frikës dhe tensionit të dy ditëve të fundit në lidhje me kryengritjen e emigrantëve dhe reagimin e mëvonshëm të popullit për të kërkuar largimin e tyre.

Mbi 300 emigrantë janë transferuar në Crotone. Dyqanet janë të gjitha të hapura dhe në fshatra vërehet një situatë normale dhe nuk ndjehet ndonjë tension.

Risia e vetme ka qenë mos hapja e tregut javor. Një vendim ky i marrë nga vetë tregtarët, për shkak të frikës nga incidentet e mëtejshme.

Duke ditur që në treg marrin pjesë edhe të huaj dhe kjo mund të shkaktonte disa probleme, vlerësuan ata.

a.k/NOA

KOMENTE