English

Sulmohet me zjarr ekipi i Togos, vritet një shofer autobusi

Angola, 9 janar, NOA - Ekipi kombëtar i futbollit të Togos është sulmuar me armë zjarri në Angola, akt nga i cili ka mbetur i vrarë një shofer autobusi. Sipas të dhënave që komunikon lidhur me një akt të tillë Lidhja e Futbollit në Togo janë lënduar edhe dy lojtarë dhe shtatë pjesëtarë të tjerë të ekipit.

Mediat bëjnë me dijeni se lojtarët e Kombëtares së Togos ndodheshin rrugës për në Angola ku do të merrnin pjesë në ndeshjet për Kupën e Afrikës, i cili fillon ditën e diel. Mësohet se autobusi me lojtarë dhe drejtues të klubit është sulmuar me armë zjarri sapo ka kaluar kufirin e Republikës Demokratike të Kongos dhe përgjegjësinë e mori "Lëvizja për Çlirimin e Enklavës Cabinda".

Në provincën e pasur me naftë përsëriten shpesh konfliktet e armatosura që prej pavarësimit të Angolës në vitin 1975.

n.e/NOA

KOMENTE