Tiranë, 9 Janar NOA - Komisioni Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile i cili i është drejtuar për ndihmë emergjente Qendrës së Emergjencave të NATO-s (EADRCC) dhe Qendrës së Emergjencave Europiane (MIC-ut), ka marrë sot frytet e para të kërkesës.
Të dy qendrat i drejtuan një apel vendeve anëtare për dhënien e ndihmës vendit tonë sipas kërkesave dhe specifikimeve të kryera nga pala shqiptare.
Sakaq pritet të mbërrijnë nga Italia me dy helikopterët ndihma në medikamente mjekësore.
Kurse ekipet greke kane mbërritur prej më shumë se dy orësh në pikën kufitare të Kakavijë dhe janë duke udhëtuar drejt Shkodrës.
Deri tani nga kontaktet me EADRCC dhe atyre bilaterale raportohet se kanë ofruar ndihmë këto vende:
Italia - Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa.
Sllovenia - 13 Gjeneratorë (GNR)
Austria - 8 Gjeneratorë (GNR)
Greqia - 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 pompa të fuqishme.
Itali - 12 Autobote, pompa, Varka, Tenda, Gjeneratorë, Ushqime, medikamente dhe veshje.
Franca - 12 pompa dhe 8 Gjeneratorë.
e.r/NOA - FOTOT
Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë
Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri
Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet
Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik
Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri
Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve
METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin
PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve
Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet
Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe
Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet
Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari