Durrës, 9 janar, NOA - Në vendin tonë është shënuar paraditen e sotme viktima e 12-të e gripit të derrit, shkaktuar nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore së një burri pas prekjes prej virusit AH1N1.
Mësohet se viktima në fjalë është një 64-vjeçar nga Durrësi, i cili rezultonte të ishte prekur nga virusi prej mëse një muaji dhe gjatë gjithë kësaj periudhe është kuruar nën regjimin e tamiflusë.
Ai rezultonte si i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Sanatoriumit pasi rezultonte në gjendje të rëndë shëndetësore, por duket se trupi i tij nuk ka arritur ta luftojë dot virusin.
Vdekja e sotme pason atë të fundit nga gripi i derrit në vendin tonë, të një mësueseje 54-vjeçare nga Korça e cila nuk i ka rezistuar dot virusit.
Ndërsa para saj, viktima e dhjetë e shënuar nga virusi AH1N1 ka qenë një grua e re shtatzanë e cila priste dy binjakë.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â