Durrës, 9 janar NOA - Policia e Durrësit arriti të gjejë sot armën me të cilën u krye vrasja dy ditë më parë e një të riu në fshatin Rinia, pas konfliktit banal që lindi mes dy familjeve për një lopë që kulloste në livadh.
Korrespondenti i agjencisë NOA informon se në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni i Luftës Kundër Krimeve ndaj Personit ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së përdorur në ngjarjen e Preng Lazrit dhe plagosjen e shtetasit Gj.Lazri.
Arma, një pistoletë model 54 e kalibrit 7,62 mm së bashku me dy krehra me 11 copë fishekë, pas ngjarjes ishin fshehur nga autorët e dyshuar, tashmë në pranga, atë e bir Hysni dhe Astrit Bushi.
v.q/e.r/NOA