English

Athinë, bomba përpara parlamentit, PASOK: Sulm mbi Demokracinë

Athinë, 10 Janar NOA - Partia e të majtës greke PASOK ka denoncuar vënien e bombës dje përpara parlamentit si sulm që i bëhet demokracisë. "Dikush dëshiron të luajë me demokracinë, e ne duhet të përgjigjemi", - ka thënë sekretari i partisë socialiste Christos Papoutsis. Deri tani asnjë grup apo organizatë nuk ka marrë përsipër atentatin e djeshëm.

Bomba me sahat, e një fuqie të lartë, shpërtheu dje në orën 19.59, në një kazan plehrash pranë parlamentit grek, pak metra larg Ushtarit të Panjohur ndërsa brenda ishin deputetë të PASOK-ut.

Nuk pati viktima edhe pse vendi ku ndodhi shpërthimi, ishte i popullarizuar natën e së shtunës.

Policia, e cila e vendosur normalisht rreth parlamentit, ka ndërhyrë menjëherë duke rrethuar vendin pas një telefonate anonime në gazetën e përditshme "Elefterotipia". Bomba shpërtheu 17 minuta pas njoftimit në gazetë.

a.k/NOAÂ

KOMENTE