English

Bode në Shkodër: Banorët do dëmshpërblehen me transparencë

Tiranë, 10 janar NOA - Ministri i Financave, Ritvan Bode garantoi sot vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në veri të vendit.

Deklarata e Bodes erdhi pasi inspektimit të tij në zonat e përmbytura.

Bode u shpreh se qeveria shqiptare mund të përballojë çdo nevojë që kanë këto zona për të siguruar funksionimin normal brenda këtij normaliteti si për njerëzit ashtu edhe për bagëtinë.

Ministri i Financave u deklaroi banorëve të dëmtuar se shpërndaja e bazës ushqimore do të jetë transparente dhe korrekte ndërsa do të kryhet me korrektësi edhe vlerësimi i çdo dëmi të shkaktuara nga përmbytjet.

k.k/NOA

KOMENTE