Ndërkohë shumë banorë të zonës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën Shkodër, 10 Janar NOA - Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila është edhe pjesë e Kryesisë së FRPD, Çiljeta, ishte sot në Shkodër ku u shpërndanë ndihmat e të rinjve demokratë për të përmbyturit e veriut.
Nisma erdhi nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dega Shkoder me praninë e anëtares së Kryesisë së FRPD Çiljeta Xhilaga dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të FRPD Keltis Kruja.
Ata vizituan sot disa familje të prekura nga përmbytjet të cilat janë strehuar në konviktin e liceut artistik "Prenk Jakova". Të rinjtë e Forumit shpërndanë disa pako me ushqime për këto familje dhe i garantuan ato që, do të jenë përkrah tyre në këtë situatë të vështirë edhe në ditët në vijim.
Kryetarja e FRPD Shkodër Gjeorgjeta Hila deklaroi se të rinjtë e këtij forumi janë gjendur çdo ditë pranë familjeve të prekura nga përmbytjet dhe do të vazhdojnë të ndodhen pranë tyre deri në përmirësimin e plotë të situatës.
***
Ndërkohë shumë banorë të zonës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën.
Një banor në fshatin Trush u shpreh se "këtu ka një metër ujë" dhe shtoi se "uji nuk largohet".
E më tej ka shprehur dënesën: "Është turp për politikanët tanë, që kjo thonë se është e Zotit. Ky është uji i tetorit, i nëntorit, i dhjetorit që nuk e ka hap portën një fije. Të ishte hequr ai ujë, nuk do të kishte ardhur ky ujë sot. Është krejt për shkak të paaftësive".
Dëshminë për vendqëndrimet e banorëve të evakuuar e dha një tjetër kryefamiljar i cili qëndronte ende në fshatin Trush:
"Edhe aty ku janë, njerëzit kanë nevojë për ushqime. Hotel Rozafa në Shkodër është vendi, ku pak a shumë kjo zonë kemi çuar shumë nga njerëzit. Aty nuk kanë gjetur kushtet minimale".
r.d/e.r/NOA