Prishtinë, 10 janar NOA - Pas kërkesës së djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shtimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) në aksionin e kërkim-shpëtimit, pas situatës së rënduar nga vërshimet në veriun e Republikës së Shqipërisë, menjëherë janë përgjigjur drejtuesit e ministrisë së FSK-së të cilët ndërmorën masat e nevojshme për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në këtë aksion.
Kontingjenti shtesë u nis sot në orët e hershme të mëngjesit i pajisur me automjete dhe pajime tjera të nevojshme për këtë mision, ku do t'i bashkëngjitet njësisë që atje po ndihmon që nga 5 janari i këtij viti.
h.i/NOAÂ
Â