Angli, 10 janar NOA - Për akrobatin anglez Helmut Kichmeier, nuk kanë mjaftuar "gllabërimi" i shpatave.
Për të zgjeruar horizontin e tij si njeriu i spektakleve ka vendosur të bëhet ekspert në hipnozë. Por diçka për të mësuar disiplinën e re i ka shkuar shtrembër.
Artisti, ndërsa ishte duke u praktikuar para një pasqyre, ra në një ekstazë gabimisht duke mbetur i bllokuar për rreth pesë orë. Është zbuluar në këtë gjendje të pakëndshme nga gruaja e tij, Joana, e cila menjëherë ka kontaktuar hipnoterapistin Ray Roberts. Çdo gjë ka përfunduar mirë për akrobatin, i cili nuk heq dorë, por ka vendosur të hypnotizojë pulat përpara se ta përsërisë eksperimentin mbi vete.
Â