Tiranë, 10 janar NOA - Dy ekipe greke të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit me 35 efektivë, kanë mbërritur në Shqipëri dhe aktualisht janë stacionuar në Vaun e Dejës, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.
Ekipet greke kanë në dispozicion për të kryer operacionet e tyre katër makina, dy varka me motor dhe shtatë pompa të fuqishme.
Mësohet se këto ekipe do të fillojnë që sot veprimet operacionale sipas udhëzimeve të Komitetit Ndërministror, por nuk u dhanë hollësi të tjera.
Sakaq, mëngjesin e sotëm erdhi në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar e Hanit të Hotit, ekipi slloven i ndihmës për emergjencën në zonat e prekura nga përmbytja.
e.r/NOA