English

M.B: Në Qarkun e Shkodrës janë përmbytur 2473 shtëpi dhe janë evakuuar 4755 persona

Tiranë, 10 janar NOA - Ministria e Brendshme lëshoi sot një deklaratë për shtyp për të dhënat e fundit mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura.

Sipas ministrisë së Brendshme, deri në mesditën e sotme në Komunën Dajç janë përmbytur 250 hektarë tokë, janë evakuuar 586 persona ndërsa janë përmbytur 330 shtëpi.

Në komunën Ana e Malit janë përmbytur 2000 hektar tokë, u evakuuan 2000 persona ndërsa rezultojnë të përmbytura 1187 shtëpi.

Në Komunën Velipojë janë përmbytur 1200 hektarë tokë, janë evakuuar 282 persona ndërsa janë përmbytur 1900 shtëpi.

Në Komunën Bërdicë janë përmbytur 1800 hektar tokë dhe 368 shtëpi, ndërsa janë evakuuar 810 persona.

Në Komunën Guri Zi janë përmbytur 1000 hektar tokë dhe 200 shtëpi ndërsa u evakuuan 720 persona.

Në komunën Bushat janë përmbytur 1700 hektar tokë dhe 150 shtëpi ndërsa janë evakuuar 312 persona.

Në Komunën Qendër, Malësia e Madhe janë përmbytur 50 hektar tokë dhe 8 shtëpi si dhe janë evakuuar 10 persona.

k.k/NOA

KOMENTE