Tiranë, 10 janar NOA - Mbërrijnë në Rinas dy helikopterë emergjencash nga Italia për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë.
Vetëm një ditë më parë forcat e ndihmës së shpejtë të mbërritura nga Greqia përqendruar punën e tyre në terren për të evakuuar dhe ndihmuar banorët në zonat e përmbytura, ndërsa sot pritet të nisin punët helikopterët e mbërritur nga Italia të cilët janë ulur sot në Rinas.
Mësohet se helikopterët mund të transportojnë deri në 30 persona, ndërsa do ndihmojnë në shpërndarjen e materialeve nga ajri. Gjithashtu po sot Sllovenia ka dërguar në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ekipin e ndihmës për emergjencën në zonat e përmbytura.
k.k/NOA