English

Përmbytjet, studentet sensibilizohen me banorët e dëmtuar, thirrje për kontribut

Tiranë, 10 janar NOA - Këshilli Kombëtar Studentor ka nisur të grumbullojë kontribute për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të dëmtuara nga përmbytjet në veri të vendit.

"KKS duke qëndruar pranë në këto momente të vështira për banorët e zonave të përmbytura shpreh dëshirën duke inkurajuar ç'do njeri nga ne të kontribuojë në përballimin e këtyre ditëve të fatkeqësisë natyrore. Duke u solidarizuar me banorët të cilët po përballen me vështirësi tepër serioze, në ftojmë që të tregohemi human, të ndjeshëm, vigjilent dhe të gatshëm për të ndihmuar me sa të mundemi" kjo ka qenë thirrja e Këshillit Kombëtar Studentor, stafi i së cilit ka filluar të grumbullojë kontributet e studentëve në numrin e llogaris 1054331801 në Lek dhe 1054331802 në Euro.

Sipas KKS-së, llogaritë janë pranë Intesa SanPaolo Bank.

k.k/NOA

KOMENTE