English

Përmirësohet situata në Kaskadën e Drinit, vazhdon shkarkimi

Tiranë, 10 janar NOA - Vazhdon të përmirësohet situata në Kaskadën e Drinit.

Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile bëri të ditur sot se në Hidrocenteralin e Fierzës ka rënë në 291.58 metra nga 293 që arriti maksimumin.

Të dhënat deri në orën 13:00 të ditës së sotme tregojnë se prurjet në Fierzë kanë arritur në 650 metër kub ujë në sekondë. KESH bëri të ditur se tre hidrocentralet po vazhdon të shkarkohet ujë përmes portave të sigurisë, ndonëse në sasi më të ulëta se sa një ditë më parë.

Mësohet se në Fierzë është duke u shkarkuar 400 metër kub ujë në sekondë. Ne Hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka rënë më shumë se një metër krahasuar me dje duke arritur kuotën 170 metra, ndërsa Vau i Dejës ndodhet në kuotat 74.34 metër.

KOMENTE