Korçë, 10 Janar NOA - Persona që mbeten aktualisht të paidentifikuar kanë kryer plaçkitjen e dy kishave gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, informon korrespondentja e agjencisë NOA.
Nga informacionet që policia mblodhi, u raportua vjedhja e kishës së Tushemishtit në Pogradec si dhe kisha ortodokse në Leskovik.
Policia nuk dha hollësi për sasinë e parave të vjedhura pasi priftërinjtë nuk kishin informacion të saktë se sa para gjendeshin në arkat e bamirësisë, kurse mësohet se ka pasur edhe vjedhje të sendeve të ndryshme.
Policia dyshon shumë se vjedhjet kanë autorë të njëjtë dhe mendohet që gjatë natës të jenë bërë në mënyrë paralele nga grup keqbërësish.
Në rajonin juglindor është shndërruar prej vitesh si një dukuri e zakonshme vjedhja e kishave ortodokse. Policia shpesh i ka arrestuar autorët e plaçkitjeve.
a.f/e.r/NOA