English

Protesta në Romë, një oficer policie i plagosur

Romë, 10 Janar NOA - Tensionet dhe përleshjet midis policisë dhe anëtarëve të qendrave sociale dhe emigrantëve mbrëmë në Romë kundër ngjarjeve të fundit që ndodhën në Rosarno sjellin një uniformë blu të plagosur.

Protestuesit janë përpjekur të thyejnë kordonin e policisë për të vijuar drejt Ministrisë së Brendshme.

Të detyruar nga vala e protestuesve forcat e policisë kanë dyfishuar përforcimet për të ndaluar protestuesit për të shkuar në ministri.

Disa nga protestuesit kanë qëndruar duke hedhur objekte të ndryshme ndaj policisë, ndërsa të tjerët janë larguar.

Si pasojë një agjent i policisë ka mbetur i plagosur.

a.k/NOA

KOMENTE