Tiranë, 10 janar NOA - Në një reagim për mediat zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj është shprehur sot se Berisha duhet të qetësohet, dhe të mos lëshojë shpifje në adresë të opozitës.
"Qetësohu zoti Berisha. Qeveria e votave të vjedhura të 28 qershorit sot ka përgjegjësinë e përmbytjes që nuk erdhi nga zoti po nga dora e njeriut.
Qetësohu doktor Berisha. E vërteta është e hidhur, po është i vetmi ilaç që sëmundja e pushtetit të korrupsionit të mos mbysë gjithçka pasi mbyti Veriun.
Qetësohu shoku Sali. Asnjë mjet komunist presioni e shpifjeje nuk e shpëton dot varkën e pushtetit tënd që e ka vënë përfund pesha e zullumit" tha Imeraj.
k.k/NOA