English

Rekord gjobe në Zvicër: Ecën 137 km/orë me Ferrarin e tij, gjobitet 200 mijë

Zvicër, 10 janar NOA - I ka kushtuar shtrenjtë ëndrra e shpejtësisë një personi në Zvicër, i cili duket se tentoi të imitonte Shumakerin.

Njeriu që theu rregullat e shpejtësisë është gjobitur me 200.000 euro.

"Një shpejtësi sigurisht jo e tepërt për një Ferrari, por me të vërtetë shumë e lartë për rrugën e Canton San Gallo. Drejtuesi i automjetit ka shpërfillur rregullat e qarkullimit nga dëshira për shpejtësi të pastër,nuk ka mëshirë për të", - tha gjykata lokale në Canton.

Si përfundim gjyqtari i çështjes ka vendosur një gjobë rekord prej 299.000 franga zvicerane e barabartë në Â 200.000 euro, shifër kjo e llogaritur në bazë të të ardhurave të personit, rreth 20 milionë euro më shumë.

Në Zvicër, sipas ligjit gjobat janë në përpjesëtim me të ardhurat: sa më i pasur të jesh, aq më shumë paguan. Një gjobë e tillë, dyfish më e lartë është dhënë në 2008 drejtuesit të një Porsche në Zurigo, pasi kishte kaluar shpejtësinë mbi 57 milje në orë.

KOMENTE