Tiranë, 10 Janar NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka lëvruar sot paradite në ndihmë të të prekurve nga përmbytjet, mallra rezervë materiale shtetërore, bënë të ditur burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.
Konkretisht janë shpërndarë 17.6Â tonë sheqer, 14.7 tonë makarona, 12.6Â tonë vaj ushqimor, 7.5 tonë oriz, 7.9 tonë konserva mishi, 1.6 tonë fasule, 0.5 tonë kripë, 7.7 tonë ujë, 10 tonë detergjent, 10 mijë copë sapunë.
Po kështu janë dërguar në Prefekturën e Shkodrës 78 çadra dhe janë dërguar për t'u përdorur për mbrojtje nga ujërat 41 mijë thasë rëre.
Duke argumentuar prekjen e rezervave shtetërore, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit tha se po kryen këtë operacion, mbështetur në Ligjin nr.9900, date 10.4.2008 "Për rezervat materiale të shtetit", VKM-në nr.1128, date 05.08.2008, "Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore", në funksion të vlerësimit e përballimit të situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës e Lezhës dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për banorët e zonave të përmbytura të këtyre qarqeve.
Deri sot në mesditë, në zonën e Shkodrës janë nën ujë 10 mijë hektarë tokë, janë përmbytur 2473 shtëpi ndërsa janë evakuuar 4748 persona.
e.r/NOA